Enver Hoxhaj tregon a do t’ia jap votat LVV-së për zgjedhjen e presidentit

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nuk do të votojnë presidentin pa një dialog paraprak, shkruan Gazeta Blic.

Hoxhaj ka shtuar, se nuk ka votë bllanko nga PDK.

“Nuk ka votë bllanko nga Partia Demokratike e Kosovës, pa konsulta pa dialog. Nuk mund të shfaqemi ne në sallë për të votuar dikë kush do që të jetë pa një dialog”, ka thënë Hoxhaj.

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duhet t’i formojë sa më shpejt institucionet qeverisëse, shkruan GazetaBlic.

Ai në Rubikon ka thënë se partia që drejton nuk do të jetë pengesë në formimin e tyre.

“Tash është koha që ai ta marrë mandatin. Kurti duhet t’i formojë sa më shpejt institucionet. PDK nuk do të jetë pengesa që vendi të mos ketë Qeveri”, është shprehur ai.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT