Enver Hasani nuk tregon se kush ja ofroj postin e kryeprokurorit

Enver Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese ka thënë në “Interaktiv” të KTV-së se po të donte do ta merrte postin e kryeprokurorit të vendit.

Ai tregoi se ai post i ishte ofruar dhe pse e refuzoi këtë post, transmeton Koha.net.

“Po ta kishta dashtë do ta kasha marrë. Më kanë bërë ofertë në vitin 2013, sepse kam pasë kredi 1,050 euro dhe nuk më ka konvenuar paga”, ka thënë Hasani.

Ai ka refuzuar disa herë pyetjen e gazetarit për të treguar se kush ia ka bërë ofertën.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT