Enver Hasani, nesër paraqitet si i pandehur në Prokurorinë Speciale

Prokurorja Drita Hajdari i ka dërguar një ftesë jo fort të këndshme Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani, që të paraqitet si i pandehur për veprën penale të “mashtrimit në detyrë” në bazë të nenit 341.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese duhet të shkojë në Prokurori në orën 10 në të kundërtën ai do të dërgohet atje me forcë nga Policia e Kosovës.

Ftesën për të pandehurin Hasani e kanë konfirmuar për Gazetën Express prokurorët e Prokurorisë Speciale të Kosovës që udhëhiqet nga Drita Hajdari.

Po ashtu, Prokuroria Speciale i ka sugjeruar Enver Hasanit që ka të drejtë të angazhojë avokat mbrojtës për rastin e tij.

Dyshimet ndaj Enver Hasanit lidhen me një tender në kohën sa ishte Rektor i UP’së.

E në anën tjetër, Gjykata Kushtetuese përmes një njoftimi për medie ka bërë të ditur se kreu i kësaj Gjykate, Enver Hasani gjatë ditës së sotme ka udhëtuar për në Turqi.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT