Enrique: Vermaelen i gatshëm për debutim

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka konfirmuar se mbrojtësi i skuadërs së tij, Thomas Vermaelen është i gatshëm të bëj debutimin me fanellën e Blaugranasve.
Luis Enrique ka thënë se Vermaelen është i gatshëm për lojë, duke mos dhënë ndonjë informatë nëse ai do të luajë në ndonjë takim para fundit të këtij sezoni.

“Rikthimi i tij është një lajm shumë i mirë për ne. Ai ka ardhur i lënduar, por i kaloi problemet fizike falë punës të madhe që kanë bërë të gjithë, e sidomos ai”.

“Ai tashmë më jep më shumë opsione dhe jam i bindur se do të na ndihmojë. Të shohim nëse ai do të luaj në ndonjë takim apo jo”, përfundoi Enrique.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT