Enrique: Guardiola, ende më i miri në botë

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, beson se homologu i tij, Pep Guardiola, është trajneri më i mirë në botë.

Guardiola pati një periudhë të jashtëzakonshme suksesi gjatë qëndrimit të tij katër vjeçar te Barcelona, ku arriti t’i fitojë 14 trofe prej vitit 2008 deri në vitin 2012.

Enrique nuk beson se ai duhet të krahasohet me Guardiolën, duke thënë se ai është më i miri në botë edhe përkundër humbjes tronditëse me rezultat 3-1 kundër Portos në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Unë ende e shoh Pep Guardiolan si trajnerin numër një në botë dhe këtë e dëshmojnë më së miri titujt që ka fituar”, ka thënë fillimisht trajneri i Barcës.

“Pep është numër një për futbollin e tij sulmues, dhe për aftësinë e tij për të bërë gjërat që ai mund t’i bëjë me çdo skuadër në botë”, ka shtuar Enrique.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT