Enrike në konferenë për El Clasico, flet edhe për Messin

Nesër në mbrëmje zhvillohet derbi më i madh botëror në mes të Real Madridit dhe Barcelonës, që njihet si El Clasico.

Në konferencë për shtyp para këtij takimi, trajneri i Barcelonës, Luis Enrike, ka thënë se pret një ndeshje të fortë dhe në këtë derbi lodhja nuk do të ndihet.

“Presim një Real të fortë. Lojtarët vijnë nga udhëtime të gjata, por kjo ndeshje i motivon dhe nuk do ta ndiejnë lodhjen. Ndaj Realit do të luajmë si ndaj cdo kundërshtari dhe lujamë për fitore”, ka thënë Enrike.

Trajneri blaugran ka folur edhe për prezencën e Lionel Messit në këtë takim, duke thënë se argjentinasi është rikuperuar plotësishtë nga lëndimi dhe nesër do të vendos se a do të luaj ai./Drenicapress.info/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT