Enrike: Ndaj Bajernit do të vuajmë

Për trajnerin Luis Enrike, tri pikët e marra kundër Sociedadit janë thelbësore për të fituar titullin kampion. “E dinim se ndaj Sociedadit do të ishte një ndeshje e komplikuar.

Ne ose duhet të bënim një pjesë të parë me intensitet ose do t’i komplikonim vetë gjërat. Portieri i tyre Ruji zhvilloi një ndeshje të madhe në pjesën e parë dhe ishte në lartësinë e duhur edhe në të dytën.

Kundër patëm një rival të organizuar, por ne ditëm që të luanim saktë”.

I pyetur për humbjen e bavarezëve në kampionat, Luis Enrike tha: “E pashë ndeshjen. Ata humbën, por për 75 minuta luajtën me një futbollist më pak. Do të vuajmë shumë në Mynih. Bajerni është rival unik, por ne dimë se si të luajmë kundër tyre. E dimë se janë edhe 90 minuta për t’u luajtur. Duhet të kemi kujdes në mbrojtje”.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT