Enrike: Ende s’jemi kualifikuar

Luis Enrike merr një fitore të madhe në Paris, por për trajnerin e Barcelonës ka vend për komplimente, ashtu sikurse për paralajmërime në pritje të çerekfinales së kthimit.
“Po kalojmë një moment të mirë dhe nuk besoj se është nevoja që të përgëzoj lojtarët e mi, duke qenë se e kam bërë shpesh së fundmi.”
“Komplimente dhe festë duam t’i bëjmë javën e ardhshme, por ndërkohë nuk duhet të mendojmë se jemi kualifikuar. Katastrofat në futboll nuk kanë munguar kurrë, por ne nuk duam që kjo të na ndodhë neve. Jemi të ndërgjegjshëm për forcën tonë, por edhe për faktin se ndeshja e kthimit do të jetë edhe më e vështirë”, tha Enrike pas takimit.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT