Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, në konferencë për shtyp ka thënë se dueli I nesërm kundër Realit nuk është vendimtar për fatin e La Ligës, pasi janë edhe 10 ndeshje deri në fund.
“Nuk besoj se El Clasico do të jetë vendimtar. Do të mbeten 10 ndeshje mjaft të komplikuara. Është me rëndësi, por jo vendimtar”, ka thënë Enrike.
Enrike ka shtuar se skuadra e tij do të bëjë të pamundurën që skuadra e tij të dalë fituese në këtë duel.
- Advertisement -