Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique e ka lavdëruar mesfushorin Xavi Hernandez.
Luis Enrique, trajneri i Barcelonës, e ka lavdëruar Xavi Hernandezin pas fitores së thellë ndaj Getafes me rezultat 6:0. Xavi raliozi një gol, derisa luajti rolin kyç në fitoren e thellë të ekipit katalunas.
“Xavi është një lojtar nga një tjetër planet dhe mund të luajë për aq kohë sa dëshiron.Ai është shumë i fortë fizikisht”, ka deklaruar Enrique.
Xavi ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2016, por në fund të sezonit ka gjasa të transferohet në Katar ose Amerikë .
- Advertisement -