Ballina Sport Enis Bardhi shënon gol për Levanten në stilin ‘alla Messi’

Enis Bardhi shënon gol për Levanten në stilin ‘alla Messi’

Levante është duke e mposhtur Real Sociedadin me rezultat 0-2 në kuadër të javës 11-të në La Liga.

Enis Bardhi e ka shënuar golin e parë për Levanten në minutën e 24-të nga një aksion që përfundoi me asistim nga Gonzalo Melero.

Borja Mayoral (40’) e dyfishoi epërsinë për mysafirët, pasi Bardhi e goditi shtyllën dhe topi u rikthye te sulmuesi që e futi topin në rrjetë me lehtësi.

Goli i lojtarit shqiptar ishte tejet i bukur, e që këso gola kemi mundur t’i shohim më shpesh nga Lionel Messi. /Telegrafi/

Football Macedonia@MacedonianFoot

Enis Bardhi marks his return with a goal. A lovely one two then a world class finish to top it off.

Bardhi at his best.

Embedded video

See Football Macedonia’s other Tweets