“Engjëjt e Kufirit” dërgojnë shishe me ujë, që të ndihmojnë refugjatët (Video)

Një grup vullnetarësh të njohur si “Engjëjt e Kufirit”, bartin shishe me ujë dhe i vendosin në vende të ndryshme, në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, që t’ju ndihmojnë refugjatëve që kalojnë nëpër atë pjesë.

Duke marrë parasysh që emigrantët bëjnë kilometra të tëra në temperatura që kalojnë 37 gradë Celsius, ata po ju dërgojnë ujë që së paku të iu heqin etjen, transmeton Telegrafi.

“Ata kalojnë nëpër terrene vdekjeprurëse, duke ecur kilometra të tëra nëpër gurë dhe shkëmbinj të thepisur, akrepa, merimanga ngjyrë kafe, si dhe territore gjarpërinjsh me zile”, ka thënë Jonathan Yost, që është koordinator i ‘Water Drop’.

Që nga viti 1998, mbi 6,500 njerëz kanë vdekur, duke e kaluar këtë pjesë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

Vullnetarët kanë zgjedhur bidonët me ujë, që të ndihmojnë sado pak udhëtimin e tyre të dëshpëruar dhe të lodhur, në përpjekje që të gjejnë një jetë më të mirë. /Telegrafi/

k

- Advertisement -

MË TË FUNDIT