Eneda Tarifa me këngën ‘Ma zgjat dorën’ është fituesja e ‘Kënga Magjike 2019’.

Këngëtarja Eneda Tarifa është shpallur fituesja e këtij edicioni në festivalin ‘Kënga Magjike’.

Eneda është paraqitur në këtë festival me këngën e bukur të punuar nga Flori Mumajesi, ‘Ma zgjat dorën’ dhe ka bërë një performancë fantastike në netët finale, shkruan Gazeta Express.

Në vendin e dytë edhe këtë vit kemi këngëtaren Fifi, e cila këtë vit është paraqitur me këngën ‘Marova’.

Në vendin e tretë është rankuar Anxhela Peristeri me këngën ‘Dikush i imi’./Gazeta Express/