Ëndrra e Isa Boletinit

Shkruan Islam Krasniqi

 

Kosovës pas njëqind vitesh ju kthye i biri i vetë, atdhetarin, luftëtarin e Shqipërisë, i cili gjatë gjithë jetës së vetë kontribuoj për çështjen kombëtare shqiptare me laps dhe pushkë, ku trupi i tijë deri në vitin 1998  afro njëqind vite  pushonte në Podgoricë.

Po behën njëqind vite kur Isa Boletini u vra në pa besi me  dy djemtë dhe  dy nipa të tij nga  ushtria Malazeze, por ata harruan së heronjtë nuk vdesin kurrë, plumbi i armikut na jep pavdekësi, ashtu siç i dha pavdekësinë edhe heroit tone bacës Is, i cili pushkën dhe atdheun i ka dashur aq shumë sa qe asnjëherë nuk ishte ndarë nga  asnjëra.

Shqipëria nuk është quajtur kot vend i shqiponjave, sepse edhe shqiptarët kanë mbajtur vesh xhamadanin i cili ka  ngjarë në krahët e  shqiponjës. Gjatë vizitës së tij në Londër të Lordi për mbrojtjen e  tokave shqiptare nga copëtimi i fuqive  ballkanike, Isa Boletini nuk ju bind  urdhrave të tij që ti dorëzojë armët  rojtarit në port të mbretërisë sepse parimi i tij ishte që për të gjallë  asnjë herë të mos e  dorëzoj armën, po për ti nderuar  shokët që ishin me  të, njërën armë e  dorëzoj, por  tjetrën nga  brezi nuk e  hoqi, kur u pyet perse nuk e dorëzove  armen, ai u përgjigj: vetëm kësaj i besoj, kjo për mu është babë e  djalë. Trimi i Shqipërisë ishte një vizionar  që shikonte larg, që kishte një projekt afat gjatë për çështjen e  Shqiptare, ku edhe ju thotë në Londër “ Nëse Evropa nuk do ta zgjidhë drejt çështjen e Shqipnisë, Ballkani nuk do të ketë kurrë qetësi! sepse unë edhe njëqind jetë të kam, të gjitha atdheut di t`ia fali!” gjë që dëshmon së ende  Ballkani ka  mbetur në një gjendje  katastrofale.

A ishte kjo ëndrra e  bacit Is,  mendoj së jo, sepse  trimi e  deshi aq shumë Shqipërinë sa që gjithë jetën e vetë e shkriu për të, por  jo këtë Shqipëri siç është sot e copëtuar, e ndarë , e poshtëruar, sa që kur është pyetur si je, është përgjigjur me një përgjigje shumë me vlerë “ Unë jam mirë, kur mirë është Shqipëria”.

Kërkesa e tij nuk ishin shumë, por ato që ishin, ishin shumë të qarta, Shqiptarët nuk e  lëshojnë asnjë pëllëm tokë pa  gjakë,  dhe se në shqiptarët duhet të qeverisim vetë pa  përzierjen e  askujt në punët e  brendshme.

Isa Boletini, nuk arriti me kohë në Vlorë për ta shpallur pavarësinë e tokave shqiptare me 28.11.1912, sepse rrugët i’u kishin mbushur me prita, por tash erdhi dita që të kthehet në vendlindje të tij në Bolëtin, sepse shpirti i tij s’do të pushojë asnjë herë deri sa të behët Shqipëria. Sot në Mitorvicë po buzëqesh edhe toka, qielli sepse po kthehet biri i tyre. Si ti dalim përpara, me  çfarë  fytyre  apo ti vejmë maske që i patëm kohën kur  shkelëm mbi gjakun e  heronjve, dhe  e  harruam amanetin e tyre, si ti thojmë Bacë kjo nuk është Mitrovica që ti na e  le amanet, por u nda  në dy pjesë, në njërën anë valon flamuri që ti deshtë, dhe  në pjesën tjetër nuk ka asgjë shqiptare. Po aty të kulla e jote, deshëm që edhe  eshtrat e  tu ti dërgojmë në Vlorë aty pran shokëve të tu, por  ty të pret vendlindja jote tash e njëqind vite, të pretë Boletini historik që të rriti, të edukojë, të kaliti për luftë dhe  ta dha idealin e  pastër, që mos të mashtrojë dynjaja por deri ne  frymën e  fundit të punosh për  Atdhe, Pusho i qetë o Isa  Boletini në vendin tënd sepse  Shqipëria do bëhet ashtu siç ka  qendë!..

- Advertisement -

MË TË FUNDIT