Klubi i shenjëtarisë dhe shigjetarisë ”Prroni i keq” nga Skenderaj në radhët e veta ka një super talent i cili e ka dëshmuar vetën në disa turnire për junior.
Endrit Muja, këtë vit ka fituar turneun ”Adem Jashari”, po ashtu në kuadër të aktiviteteve sportive kushtuar “Epopesë së UÇK-së”, të organizuar në Drenas ku moren pjesë ekipe të shigjetarisë dhe shenjëtarisë nga e gjithë Kosova, fitues doli klubi ”Prroni i keq” ku shkelqu ky talent.
Edhe përkundër paisjeve jo të mira, Endriti është duke arritur suksese të jashtëzakonshme ai këtë vit ka arritur të jetë i dyti për nga plasmani në Kosovë.
Me këto rezultate të Endritit është shumë i lumtur edhe trajneri i tij Beqir Qerimi, i cili thotë se Endritin e pret një e ardhme e ndritur.
- Advertisement -