Emrush Thaçi skandalin për mos lajmërim të EULEX-it e konsideron gabim teknik

Emrush Thaçi, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, ka mohuar të mos e ketë lajmëruar gjykatën për rastin e të burgosurit Shaban Syla, që kishte shkuar për ta vuajtur dënimin.
Thaçi ka mohuar që institucionet e Kosovës, Policia, Gjykatat dhe Shërbimi Korrektues, të mos kenë bashkëpunim dhe koordinim.

“Bashkëpunimi në mes gjykatave, prokurorisë dhe shërbimit korrektues, personalisht mund të them për tu admiruar. Aq shumë komunikojmë sa që mund të merrni informacione edhe nga gjykatat”, ka thënë Thaçi për Indeksonline.
Ai ka thënë se shkuarja e EULEX-it për ta arrestuar Shaban Sylën, edhe pse ky i fundit kishte shkuar për ta vuajtur dënimin, ka qenë një gabim më shumë teknik.

“Kjo ka qenë një çështje teknike dhe nuk e di ku ka ndodhur, ndërsa ne si shërbim e kemi kryer punën në përputhje me ligjin, në përputhshmëri me ligjin”.

Para disa ditësh ishte zhvilluar një operacion nga ECID (Departamenti Ekzekutiv i Hetimeve Penale i EULEX-it) me mbështetjen e ekipit të PK-së ROSU për të arrestuar Shaban Sylën, i cili është i dënuar për të shërbyer dënimin e tij prej 8 vjet burg, për shkak të veprës penale të vrasjes në tentativë, kishte njoftuar EULEX-i. Mirëpo me të shkuar në shtypin e personit, familja ka shpjeguar se z. Syla është tashmë në burg që prej një muaji. Këtë EULEX-i e kishte konsideruar si mos koordinim dhe bashkëpunim në mes institucioneve të Kosovës, duke ia hedh fajin drejtorit të shërbimit Korrektues të Kosovës.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT