Emrat e të sanksionuarve nga Kosova: 571 individ, 51 entitete të cilët kanë lidhje me Rusinë

Kosova ishte e shpejtë në vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë, vetëm një ditë pasi që kjo e fundit filloj agresionin ushtarak ndaj Ukrainës, në një vendim prej 200 faqe, këto sanksione preken 571 individ dhe 51 subjekte të ndryshme ekonomike ose të tjera.

Sanksionet kosovare përfshijnë ngrirjen e aseteve të këtyre subjekteve dhe individëve, nuk mund të lëvizin nëpër territorin e Kosovës, nuk mund të hapin fonde dhe veprime të tjera të natyrave të ndryshme.

“Emrat e individëve dhe entiteteve të sanksionuara janë ato listuara në anekset e akteve rregullative të Këshillit të Bashkimit Evropian referuar në pikën 1. të këtij Vendimi. Sanksionet do të jenë në fuqi, deri në një vendim tjetër dhe varësisht nga rrethanat mund të përditësohen”, shkruhet decidivisht në vendimin e Qeverisë.

Këto sanksione erdhen me kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ndërsa kryeministri i vendit është deklaruar se Kosova qëndron krah aleatëve perëndimor me qëllim ruajtjen e paqes.

“Qëndrojmë bashkë për paqe dhe siguri dhe mbrojtjen e demokracisë. Kemi si pikë të parë shqyrtimin e  propozim-vendimit me të cilin Qeveria e Kosovës vendosë sanksione në përputhje me sanksionet e SHBA-së dhe të Këshillit të BE-së ndaj veprimeve që minojnë dhe kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës”, u shpreh Kurti.

Prezantimin e këtyre sanksioneve në qeveri e ka bërë ministrja aktuale e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, me arsyetimin se Kosova qëndron në krah me vendet demokratike.

Në këtë link e gjeni listën me të gjithë individët dhe entitetet të cilët Kosova i ka sanksionuar në bashkëpunim me aletatët perendimor./gazetametro.net

- Advertisement -

MË TË FUNDIT