Emra të mundshëm për drejtor të Policisë

Rashit Qalaj, Reshat Maliqi dhe Kristë Gjokaj janë pretendent për ta zëvendësuar Shpend Maxhunin

Ende pa u hapur konkursi për drejtor të ri të Policisë, kanë nisur të qarkullojnë emra pretendentësh për ta pasuar Shpend Maxhunin, që la këtë detyrë për tu bërë kryespiun, raporton T7.

Gjasat janë të mëdha që në krye të institucionit kryesorë të sigurisë në vend të vihet Rashit Qalaj, nënkoloneli që drejton njërin prej pesë departamenteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, atë të Operacioneve.

Qalaj është përfolur si njeri i afërt më PDK-në pasi më parë disa herë ishte parë duke drekuar bashkë njërin prej ish-anëtarëve të SHIK-ut, dhe tash deputetin e PDK-së, Elmi Reçica.

Po sipas informatave jo-zyrtare, në garë për tu kthyer në pozitën që dikur drejtonte është edhe ish-drejtori i policisë në vitet 2010-2011, Reshat Maliqi.

T7 mëson se Maliqi ka ardhur si propozim nga njerëz të afërt të partisë se Kryeministrit Haradinaj, që sipas ligjit emëron drejtorin e përgjithshëm të policisë.

Maliqin, në vitin 2010 e kishte emëruar drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Kryeministri i atëherëshëm Hashim Thaçi, nga i cili ishte shkarkuar pas më pak se 9 muajsh, në ditën kur nisi aksioni për marrjen e pikave kufitare në very.

Në garë pritet të jetë edhe Komandanti i stacionit Policor në Gjakovë, togeri Kristë Gjokaj, emri i të cilit është lakuar si zavendësues i Maxhunit.

Ndryshimet në instancat menaxhuese të insituticioneve të sigurisë në vend, rrodhën pas deportimit nga Kosova të 6 shtatave turq, aksion pas të cilit u shkarkuan Ministri i brendshëm, Flamur Sefaj dhe shefi i AKI-së, Driton Gashi. Këtë të fundit e zavëndësoi Shpend Maxhuni, i preferuar i Thacit, që la Policinë për AKI-në.

Por ndryshe nga Agjencia Kosovare e Intelegjencës, ku shefi i saj emërohet pa konkurs, në Policinë e Kosovës konkursi për pozitën e drejtorit pritet të hapet javën e ardhshme.

Sipas Ligjit për Policinë, Kandidatët për emërim në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm nga ky konkurs i përzdhedh Komisioni i formuar nga kryministri, të cilët i propozohen ministrit të brendshëm, e i cili në mbledhjen e Qeverisë ia propozon ata Qeverisë. Kjo e fundit i rekomandon kryeministrit kandidatin për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë, të cilin në fund e emëron Kryeministri.

Që nga 20 prilli Policia po drejtohet nga Naim Rexha, i cili po ushtron detyrën e drejtorit të Përgjithshëm.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT