Napoli që po pretendon për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, është mposhtur nga Empoli i Elseid Hysajt. Napolitanët pësuan humbje me rezultat 4-2.
Vetëm në pjesën e parë Empoli ka shënuar tre gola, me Macarone, Britos, dhe Saponara.
Në pjesën e dytë Napoli shënoi me Raul Albiol dhe Marek Hamshik, pasi për 4-0 shënoi Laurini.
Napoli zë vendin e katërt në Seria A me 5 pikë më pak se vendi i tretë, që dërgon në Ligën e Kampionëve.
- Advertisement -