Në internet është bërë virale një video që tregon se si një qen endacak kërkon ndihmë nga dy burra që ta shpëtojnë këlyshin e saj të mbuluar me katran pasi kishte ngecur në një gropë për dy ditë.

Qenushja rënkonte dhe vraponte në rreth rreth dy burrave rusë, derisa ata e ndoqën në një përpjekje të dëshpëruar për ta shpëtuar këlyshin e saj.

Ajo u tregoi atyre të voglin e saj që kishte ngecur në një gropë katrani. Njëri nga dy vëllezërit Krymkov telefonoi shpëtuesit e kafshëve, derisa në video shihet qenushja e shqetësuar e cila shikon me vëmendje pranë tyre.

Pasi këlyshi u nxorr nga gropa e katranit, vëllezërit Vasily dhe Boris Krymkov filluan ta pastrojnë atë. Fillimisht ata përdorën naftë për ta hequr katranin ngjitës, dhe më pas e lanë qenin e vogël në ujërat e një lumi afër.

“Kemi kaluar rreth tre orë duke e larë, fillimisht me naftë, pastaj në lumë me sapun. Ne i dhamë qumësht dhe e çuam te veterineri ku iu dha një injeksion vitaminash”, tha Vasily, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Tani për qentë po kujdesen nga një fondacion i bamirësisë.

Këtë moment emocionues kur qenushja kërkon ndihmë në mënyrë të dëshpëruar për ta shpëtuar këlyshin e saj mund ta shihni më poshtë:

https://www.thesun.co.uk/news/15553251/heartbreaking-moment-stray-dog-puppy-tar/