Ish-deputeti rom i Kuvendit të Kosovës, Kujtim Paqaku, ka ndërruar jetë sot në moshën 59-vjeçare.
Paqaku ishte një zë i fuqishëm i komunitetit që përfaqësonte në Kuvendin e Kosovës.
Në shtator të vitit 2016, ai kishte bërë një fjalim emocionues në Kuvendin e Kosovës, fjalim që ishte përciellur edhe me duartrokitjet e deputetëve, shkruan Magazina.al
Në atë kohë, Paçaku nga 6 Plus ishte ndier i ofenduar ndaj fjalorit të deputetit Adem Grabovci dhe deputetes Safete hadërgjonaj të cilët kanë përdorur epitetet ‘gabel’ dhe ‘magjup’ në përgjimet e publikuara në media.
Pas kësaj kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli i kishte kërkuar falje publike gjithë komuniteteve të cilat janë fyer nga epitetet e tilla./Magazina.al/
- Advertisement -