Emocionuese, mesazhi i studentit të ndjerë për nënën: Plakem, e për Nënen time jam gjithnjë i vogël!

 

Alban Veliu, student në fakultetin ekonomik, mbylli sytë përgjithmon nga kjo botë, për të shkuar në botën tjetër, atje ku e ka të garantuar paqen. Dha shpirt në momentin kur ishte duke ia thënë fjalët më të mira Krijuesit!

Vdekja e tij ka bërë jehonë të madhe në tërë Kosovën dhe më gjerë për mënyrën sesi vdiq. Shokët e kujtojnë si djalë fjalëpak e punë shumë. Një njeri që respektonte të gjithë, e sidomos respekt të jashtëzakonshëm për familjen e vecmas për nënën.

Më poshtë mund të lexoni fjalët që ia kishte dedikuar nënës së tij muaj më parë:

Plakem, e per Nenen time jam gjithnje I vogel, Ulem e te Ajo jam gjithnje femij. E vetmja Ajo per mua ka derdhur lot, qumesht dhe gjak. Te gjithe me kane harruar por jo edhe Nena ime. Te gjithe me kane lene perveç Nenes sime. Bota per mua u ndryshua por jo edhe Nena ime. Per Zotin Nene sa her i ke fshire lotet prej fytyres kur kam shkuar ne rruge? Sa net i ke kaluar pa gjume kur te kam munguar? Sa net i ke kaluar prane meje kur kame qen i semure.
NENE………..
Kur kthehesha nga udhetimi me prisje ne dere me sy te perlotur nga gezimi. Ndersa kur udhetoja me percillje me pikellim ne zemer.
NENE…………….
Me ke bartur ne preher me dhimbje dhe vuatje. Me linde me klithma dhe renkime, me perqafove dhe me prite me puthje me buzeqeshje.
NENE…………
Asnjeher nuk ke qar derisa isha zgjuar. Nuk ke pushuar derisa nuk me ke par muas te lumtur. Kur une buzeqeshja buzeqeshje edhe ti edhe pse nuk e dije shkakun. Ndersa kur vija i pikelluar, ti qaje edhe pse nuk e dije shkakun. Tek ti isha i falur para se te gaboja dhe e harroje gabimin tim para se te kerkoja falje.
NENE…………
Kush me lavderonte ti i besoje edhe sikur te me shpalleshin Mbret te njerezve. Ndersa kush me kritikonte ti nuk i besoje edhe sikur te sillte deshmitaret me besnik. Vetem ti ke qen e preokupuar me brengen ndaj meje.
NENE………..
Un jam gjeja me e rendesishem per ty, tregimi im i bukur, deshira me e embel, keto me bejn te ndjehem mire. Ndersa ti mendon se kjo nuk eshte e mjaftueshme, dhe shkrihesh nga mallengjimi per mua.
NENE………..
Sikur te mundem qe me lot falenderimi ti laj kembet tuaja nga turpi.
NENE……….
Do te doja sikur te mundem ta marr vdekjen tende dhe çdo gje te kendshme qe te ndodh.
Sakrifikohem per ty e di apo nuk e di….?
ZOTI I IM MESHIROJ ATA TE DY SIKURSE ME EDUKUAN MUA KUR ISHA I VOGEL. (El Isra 24)

- Advertisement -

MË TË FUNDIT