Emocionuese fjala e Ballistit para trupit gjykues

 

“Do doja të isha para një trupi gjykues serb ku të tregoja krenarinë shqiptare”. Kështu është shprehur nga kafazi i hekurt Ismail Morina, i njohur për të gjithë tifozët si “Ballisti” personi që ngriti dronin në stadiumin e Beogradit një vit më parë. Morina, i vënë në pranga tre ditë më parë në Tiranë me dy armë pa leje, tha se kërkon mirëkuptimin e gjykatës për ta lënë të lirë, por trupa gjykuese vendosi ta vlerësojë të ligjshëm arrestimin e tij dhe dha masën e “arrestit me burg”.
“Jam i keqardhur për situatën e krijuar, mbaj përgjegjësitë e mia. Do të doja të isha para një trupi gjykues serb ku të tregoja krenarinë shqiptare. Fatkeqësisht jam para një gjykate  shqiptare. Nuk kërkoj mëshirë, jam këtu për të kërkuar mirëkuptim. Kam një familje që i mungoj e më mungon prej një viti. Në rast të një vendimi negative nga ju si gjykatë nuk ka për të fituar askush. Në rast se më lironi do të nderoj deri në fund eh fëmijët e mir, do ju falenderoj një ditë’, tha Morina.
Në sallën e gjyqit kanë qenë edhe familjarët e Morinës, të cilët sapo ka hyrë në sallën e gjyqit Ballisti i ka përshëndetur me shqiponjën dykrenare të formuar me duar.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT