Emocionuese-Djaloshi nga Plluzhina e Skenderajt, i cili punon në Drenas bëhet model për gjithë Kosovën (VIDEO)

Ndodh që shumë shpesh personat me aftësi të kufizuara në Kosovë të jenë të menjanuar, madje edhe të diskriminuar në çdo aspekt. Por djaloshi Dardan Zeneli që vie nga fshati Plluzhinë e Skenderajt, i cili ka disa vite që jeton në Drenas po jep një mesazh të forcës së madhe, duke u bërë një model për gjithë kosovarët që janë me aftësi të kufizuara.

Dardani Zeneli një person me aftësi të kufuziuara në lëvizje, por jo edhe në punë pasi që disa vite që punon në komunën e Drenasit ka treguar një shembull tipik të një puntori të zellshëm që e do punën dhe jetën, tranmeton Drenica Press.

Dardani me shumë mund, por me një sukses të lartë ka arritur të mbaroj fakultetin e gjeografisë ku më pas është punësuar në komunën e Drenasit në Drejtorinë e Bujqësisë, kështu me mundi i tij edhe u shpërblye, ai sot është bërë një shembull se një person me aftësi të kufizuara ka vlerë dhe mund të japë edhe ai kontributin e tij në shoqërinë tonë kosovare./drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT