Kosova është duke humbur 0-1 në ‘Fadil Vokrri’ nga Anglia.

Mesfushori i Tottenham, Harry Winks, ishte ai që realizoi për 0-1 në minutën e 32-të të ndeshjes, pas një pakujdesie në mbrojtjen e ‘Dardanëve’, raporton Gazeta Express.

Sido që të jetë, Kosova po fiton jashtë fushe. Para ndeshjes, gjatë intonimit të himnit të mysafirëve, ‘Dardanët’ treguan edhe njëherë respektin që kanë për Anglinë, derisa u krijua një atmosferë brilante edhe gjatë intonimit të himnit të Kosovës.

Për më shumë, shikoni videon më poshtë…