Përfaqësuesja e Kosovës sot përballet me testin më të vështirë që prej anëtarësimit të saj në FIFA dhe UEFA.

‘Dardanët’ sot zbresin në fushën e ‘St Marys’ për t’u përballur me ‘Tre Luanët’ e Anglisë në një ndeshje që është duke u pritur me padurim nga tifozët shqiptarë anëembanë botës, shkruan Reporteri.net

Por, Kosova nuk do të jetë vetëm në këtë ndeshje, pasi ata pritet të përkrahen nga rreth 2000 ‘Dardanë’ që kanë udhëtuar për në Angli.

E kur jemi tek mbështetja, këtë e ka ofruar edhe Halil Kastrati, apo ndryshe edhe ‘Zemra e artë’ e Kosovës i cili ka shprehur mbështetjen e tij për djemtë e Përfaqësueses së Kosovës nëpërmjet një videoje.

Ai ka shpërndarë një video të shoqëruar me këngën ‘Jemi Dardanët’ dhe disa pamje ku ai është bashkë me disa futbollistë të Përfaqësueses.Ndryshe, Halil Kastrati bashkë me futbollistët e Përfaqësueses e kanë bërë me shtëpi një familje skamnore, familje kjo e cila është përzgjedhur nga ‘Jetimat e Ballkanit’.

Kujtojmë që ndeshja Angli – Kosovë zhvillohet nga ora 20:45./Reporteri.net/