Emigranti fshehët në motorin e makinës

 

 

Dy roje civilë gjatë një kontrolli të ushtruar në automjetet e ndaluara në kufirin mes Marokut dhe enklavës spanjolle Ceuta, kanë zbuluar në motorin e një makinë të fshehur një refugjat.

Ndërkohë, po brenda të njëjtës makinë u gjet edhe një tjetër emigrant nën sediljen e shoferit. 29-vjeçari dhe 23-vjeçari vinin nga Guinea, dhe u dërguan në spital me simtoma dehidratimi. Sipas mjekëve, të dy ata kanë rrezikuar madje edhe vdekjen.

Ndërkohë, policia bëri të mundur arrestimin e drejtuesit të automjetit. Kjo ngjarje na kujton edhe histori të ngjashme si kjo, ku kujtojmë fëmijën e fshehur në një valixhe, të zbuluar nga skanimi me rreze “x”. Forcat e rendit kishin ndaluar një 19-vjeçare marokene.

Më pas, një djalosh tjetër humbi jetën në përpjekje për të hyrë në Europë, i fshehur në bagazhin e një automjeti të hipur në një traget. Pastaj është edhe rasti i një të riu afrikan, ku së bashku me dy klandestinë të tjerë nga Guinea dhe Bregu i Fildishtë, ata u gjetën në kushte kritike të fshehur në një makinë.

Melila bashkë me Ceutën, janë një nga zonat e hyrjes së refugjatëve subsaharianë në Europë. Këto vende janë të rrethuara nga rrjeta teli që shkojnë deri në 8 metra lartësi, të ndërtuara me kontributet e Bashkimit Europian.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT