OPINION NGA FEHMI RAMA / Migrimet (Latinisht: migratio : shpërngulje) paraqet qdo ndërrim të vendbanimit të përsonave ose grupëve të mëdha apo të vogla të njerzëve.
Njerëzit emigrojnë kur në vendin e tyre mungojnë burimet dhe mundësitë për të përmbushur nevojat dhe aspiratat e tyre. Ekonomia e shkatërruar sidomos industria e rëndë, politika të interesave të vogla kulmi i të cilave u arritë me ngërçin politikë, iniciativa të thukëta fare, njerëz që me çdo kusht kërkojnë një vend ku së paku të sigurojnë bukë për vete dhe për fëmijët e tyre, bënë që shumë qytetar të Kosoves të marrin rrugën e mërgimit.
Migrimi drejt një jete më të mirë ka të mirat dhe të këqiat e veta, pra gjërat duhet të shihen në prizma të ndryshme, është i mirë në disa drejtime dhe i keq në disa të tjera. Është i mirë sepse: ana ekonomike përmirësohet; mendon për të jetuar në një vend më të zhvilluar; mendon që fëmijët e tu edukohen në një mënyrë shumë me të mirë se në vendëlindje. Është i keq sepse: humbet njerëzit e tu; fëmijët harrojnë gjuhën e vendit mëmë; humbet shoqërinë tënde.
Emigracioni mund të përmisoj gjëndjen ekonomike, por ajo s’është zgjidhje për ne shqiptarët.
Të rinjët tanë janë të ngulfatur nga monotonia pa bërë asgje, dhe papunësia e madhe, e tëra kjo përshkruhet me mos perspektivë për jetë më të mirë. Kryesisht, nga migrimi priten të mira nga remitencat, dhe ajo rini ato familje sikur me nuk do jenë barrë për shoqërinë kosovare. Kjo storie, e migrimit kryesisht ka përkrahje nga Serbia, kosovaret lehtësisht dhe në përkrahje të aparatit shtetror serb kalojn për në Hungari përmes Serbisë, por qe kthimi në Kosovë është i vështirësuar, ky veprim jepë të kuptohet se Serbia është e interesuar për sa më shumë zbrazje të Kosovës. Qdo vend e ruanë rininë dhe konsideron të shenjtë. Qëllimi serb po realizohet në një mase me këtë lloj lufte speciale. Nëse vazhdon trendi i migrimit numri i përgjithshëm i popullsisë shqiptare të Kosovës do ulej pashmangëshem. Emigrimi mund të ketë përmasa të gjëra me ndikim negativ në pikëpamje kombëtare me karakter statistikor të popullësisë gjë e cila mund të reflektohet me ndryshimin e trendëve dhe prirjeve demografike tek ne shqiptaret e Kosovës.
Shumë nga të rinjët kosovar synojnë Gjermaninë e cila ka një popullësi prej 80.2 milion,dmth rreth 1.5 milon banorë më pak se sa mendohej këtë e thotë Presidenti i Zyrës së Statistikave Roderich Egeler i cili bëri gjithashtu të ditur se në Gjermani jetojnë 1.1 milion të huaj më pak nga sa mendohej, 19% e popullsisë gjermane ka prejardhje nga një vend tjetër,16 % e popullësisë gjermane janë nën 18 vjeç,e 40% të qytetarëve gjermanë janë më shumë se 50 vjeç. Ekonomia e lartë gjermane dhe popullësia e të cilës po shkon duke u pakësuar, bënë që ky vend të jetë një nga vendet me të leverdisëshme për emigrantet kosovar.
Natyra e emigracionit për ne shqiptaret është mjaft komplekse, për arsye se pa mërgatën tonë pjesa më e madhe e popullsisë së vendit ,do ta shihnin vetën në një situatë të mjerë ekonomike. Kosova, si vend në tranzicion megjithatë po paguan një kosto të lartë të shtetndërtimit.
Qëndrimin në trojet tona, e konsideruan patriotizëm
Nga të parë tanë kemi mësuar për atë’dhe dashurin. Jemi rritur me këngë të Oso Kukes, Azem Bejtës, Mehmet Gradices, Shaban Palluzhes dhe shumë heronjëve të tjerë. Jemi mësuar se si nënat shqipëtare lindin madje dhe nga nëntë djemë, për të luftuar për vendin e tyre. Jemi mesuar se duhet qëndruar në vendin tonë për të punuar e zhvilluar e jo me lëshuar atë. Vatani duhet ruajtur duhet mbrojtur dhe duhet qëndruar pranë tij me çdo çmim, thotë gjyshi plak duke kujtuar Lec Gradicen, Shaban Polluzhen, dhe Mehmet Gradicen. Vendëlindjen ne shqiptaret e deshtëm, u mishëruam me atë. U brumosum me kulturen e atdhedashurisë, u rritem në epoken e Adem Jasharit lexhendës shqiptare, të Zahir Pajazitit, Luan Hajredinit e qindra herojve të tjerë. Qëndronim zgjuar mbrëmjeve pa rryme elektrike pothuajse me javë të tëra, herë pas here të kanosur nga rreziku i forcave serbe nën akuza të ndryshme. Jetesa pa drita pa dalje ne qytet, pa telefon (përjashto telefonat satelitor që ishin kryesisht të UÇK-së) pa mjete të informimit ishte e veshtirë por jo dekurajuese për të qëndruar në vendlindje,i vetmi mjetë i informimit ishte TVSH i cili në programin satelitor në 18.35 jepte lajmet eksluzivisht për Kosovë,kurse në mbrëmje vlonte fshati nga ndonjë gjenerator. Në kohë lufte jetesa sa vinte e rëndohej,jetonim sot për nesër. Shumica e burrave mendonin për qlirim, ikjen nga vendlinja askush nuk e paramendonte.Në netët pagjumë në malet e Çyqavicës, ëndrronim lirin, lumturin harmonin nderë-vëllazrore, përpektiven jetësore.
Pasojat e emigracionit
Pasoja negative e emigracionit është se shumë emigrant detyrohen të rrijnë me vite të tëra derisa të marrin dokumentat në shtetet e huaja ku jetojne, pa pare familjet e tyre, rriten ne vende te huaja dhe burrërohen para kohe.
Pasoja pozitive është vetë fakti qe shumë të rinjëve u hapen syte dhe mendja jashte shtetit ,aspekti me pozitiv i emigracionit mbetet shpresa por vetëm shpresa, se nje ditë këta djemë dhe vasha do të kthehën për të rindertuar një shoqëri dhe me demokratike në Kosovë.