Emërohen dy anëtar të rinj në bordin e “Ibër-Lepencit” – njëri është i PDK-së e tjetri i LDK-së

Qeveria e Kosovës ka emëruar dy anëtarë të rinj të Bordit të Ndërmarrjes Publike “Ibër-Lepenc”, në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar.

Ata janë Ejup Visoka dhe Mehmet Ballazhi.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka tha se bordi nuk është funksional andaj emërimi edhe i dy anëtarëve është proces i rëndësishëm.

“Emërimi i anëtarëve të rinj do të bëhet nga lista e pritjes”, tha Lluka.

Mehmet Ballazhi ka qenë kandidat për kryetar të Hanit të Elezit nga radhët e PDK-së, ndërsa Visoka një kohë të gjatë ka mbajtur poste në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Rreth dy javë më parë, me kërkesën e ministrit Valdrin Lluka u shkarkuan katër anëtarë të bordit të “Ibër-Lepencit”, me arsyetimin se ata i kishin dhënë bonuse vetvetes.

Të katër anëtarët e shkarkuar dy javësh, janë njerëz të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Madje njëri prej tyre ishte Sami Veliu,  vëllai i nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliut.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT