Emel Ramkovska, e bija e Velija Ramkovskit del nga burgu

Këtë lajm përmes rrjetit social sot e ka bërë të ditur Sefer Canoski, i biri i Fiat Canoski, kryetari i PAE dhe dhëndër i Velija Ramkovskit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Sot është një ditë e bukur – Emel Ramkovska është më në fund në liri!
E mbajti “burrërisht” dënimin politik deri në ditën e fundit. E uroj për tërë guximin dhe durimin të cilin e tregoi. Të jesh e gjallë dhe e shëndetshme. Dhe kokën lartë, koha jote tani po vjen”, ka shkruar Seferi në profilin e tij në Facebook.

Përndryshe e bija e Ramkovskit, u dënua në aksionin “Merimanga” me gjashtë vite heqje lirie, i cili dënim i ka përfunduar sot./Telegrafi/

Emel Canoska

- Advertisement -

MË TË FUNDIT