Ëmbëlsirë me griz

Perberesit:

  • 4 veze
  • 1 filgjan (200 ml) sheqer
  • 1 sheqer vanile
  • 1 filgjan vaj
  • 1 filgjan jogurt(kos)
  • 1 filgjan griz
  • 2 filgjan miell
  • 1 pluhur per pjekje(pecive,bakin)
  • Levore limoni ne rende

Shurupi:

  • 4 filgjane uje
  • 3 filgjane sheqer
  • Lengu i 1 limoni

Udhezimet:

(griza eshte lloj mielli gruri ose misri i perpunuar,gjindet ne pako te vogla me po kete emer griz,quhet edhe ermik,bollgur etj dhe sherben edhe per ushqimin e bebeve)

  1. Se pari ziejme shurupin me sheqerin dhe ujine per 7 minuta.
  2. Pasi zihet shurupi  shtohet lengu i limonit dhe lihet te ftohet.
  3. Ne nderkohe pergadisimm pandispanjen.
  4. Perziejme vezet te tera me sheqerin dhe sheqer vanilen.
  5. Pasi perziehen mire vezet me sheqerin shtohet vaji, griza,dhe ne fund shtohet mielli i perzier me pecive.
  6. Masa perzihet mire  dhe qitet ne kallepin per pjekje me madhesi 35×25, te lyer me vaj dhe te mbuluar me leter per pjekje.
  7. Embelsira e pergaditur ne kete menyre piqet ne temeprature 180 grade per 40 minuta.
  8. Pjekja veretohet me rremojce.
  9. Pasi embelsira piqet,lihet te ftohet dhe pastaj pritet ne katrore,trekendsha apo sipas deshires .
  10. Embelsires se pjekur dhe te ftohur ia qesim shurupin ngadale derisa te laget mire krejt siperfaqja e tortes.Lihet te ftohet dhe servohet.
  11. Persiper mund ta dekorojme me kokos ose sheqer pluhur.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT