Ëmbëlsirë e shëndetshme pa sheqer

Perberesit:

  • 300 gr grure (kokerr gruri)
  • 200 gr fiq te thate
  • 200 gr rrush te thate
  • 200 gr lajthi
  • 3-4 luge mjalte
  • 2 sheqer vanile
  • 3 luge leng portokalli

Udhezimet:

  1. Gruri se pari pastrohet mire dhe mbushet me uje dhe vihet te vloje.
  2. Pasi te jete zier mire gruri (procedure qe zgjate mjafte shme por duhet te ziej ne temperature te ulet, prandaj preferoj qe nje dite me heret te pergadisni zierjen e grurit).
  3. Pasi te jete zier mire gruri e shperlajme me uje te ftohet.
  4. Fiqet e thate copetohen,shohet rrushi i terur dhe gruri dhe te gjitha bashke bluhen ne blender.
  5. Lajthite piqen pak, qerohen dhe bluhen vecmas edhe ato ne blender.
  6. Perzihen te gjithe perbersit,shtohet sheqer vanilje dhe mjalti dhe perzihen.
  7. Shtohet edhe lengu i portokallit dhe pasi perzihet mire ,masa qitet ne nje kallep te vogel dhe rrafshohet me luge.
  8. Kjo embelsire lihet te ftohet mire,dhe pastaj para se ta servoni ,mund ta ktheni mbrapsht ne ndonje tabaka tjeter ne menyre qe ti prisni katroret me lehte dhe sipas deshires ta dekoroni me ndonje ajke te tundur.
  9. Sipas deshires mund te rrisni sasine e perbersve e sidomos te mjaltit te cilen e shihni gjate perzierjes se a mjafton qe te lidhen mire perbersit apo jo.
  10. Njesoj mund edhe te zevendesoni lajthite me arra te bluara.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT