Elshani, klubeve të interesuara: Kush pranon oferten time, aty do të transferohem

 

“Dhjetshja” ofansive e kampionit më të ri të Kosovës, Qemail Elshani,  ka konfirmuar interesimin e disa klubeve të interesuara për të. Ai ka thënë se është duke negociuara me to, dhe nëse nuk arrinë marrëveshje, Feronikeli do të ketë përparësi. Por ai u ka bërë me dije skuadra të interesuar se cila pranon ofertën e tij, me atë klub do të luaj Elshani sezonin e ri.

“Jam duke negociuar me disa skuadra nga Shqipëria. Aktualisht jam duke biseduar me Kuksin Lacin dhe Vllaznin. Tek ajo skuadër që pranon oferten time aty do të transferohem. Nëse nuk arrij marrëveshje me ndonjëren prej tyre përparsi ka Feronikeli, pastaj skuadrat tjera”, ka thënë Elshani për Drenicapress.

Elshani ka thënë se preferon një transferim jashtë Kosove, por në Kosovë do të luaj në një klub që lufton për trofe.

“Preferoj më shumë të ndërroj ligë jashtë Kosoves, por nëse nuk do të ketë asgjë, do të shkoj tek një skuadër që përsëri pretendon për titull kampioni”, ka shtuar Elshani./Drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT