Elementet qe do te ngrohin shtepine tuaj gjate diteve te ftohta

Fillimisht duhet te kemi deshiren per te pranuar nje shtepi te ngrohte. E themi kete sepse shume prej nesh shkarkohen nga energjite negative, tensionet dhe stresi, por edhe pergjumen nen efektin e ambienteve te ngrohta.

Gjithkush duhet t’i ofroje vetes rehati, me stilin qe e ben te ndjehet mire…

Materialet
Perdorni materiale te gjalla nga natyra: parketi edhe i vetem arrin ta ngrohe ambientin tuaj, aq i fuqishem eshte si vizualisht, ashtu edhe psikologjikisht. Druri, qofte ai i erret apo i çelet, e ngroh me shume lehtesi shtepine. Ka raste kur nje dysheme e shtruar me rrasa te verteta guri, e jep njelloj ndjesine. Forma e çrregullt e rrasave te gurit e ben shume te forte efektin e natyres ne shtepi. Veshjet me gur, argjile, tulle argjile (te kuqe) te pasuvatuar, argjile te pjekur, etj., japin efekt shume te ngrohte. Oxhaku i veshur me gure, mozaiket. Dekorimi i mureve me materiale te buta, dru, tekstil, papiruse apo edhe me lule zvarritese, e ngroh ambientin dukshem. Dritaret me dru te vertete i japin tjeter jete shtepise.

Ngjyrat
Ngjyrat vijne pas ndriçimit. Per syrin e njeriut, ngjyrat me te ngrohta jane ato qe i kujtojne natyren, ngjyrat e pyllit: e kafta – ngjyra e tokes, e gjelbra – ngjyra e jetes, portokallia – ngjyra e vjeshtes, okra – ngjyra e grurit. Nderthurni here pas here turkizin, te verdhen, te bardhen, madje edhe blune, per te evituar sheqerosjen.

Ndriçimi
Pa dyshim, fillohet me ndriçimin, i cili duhet te jete sa me i ngrohte. Mos u lodhni me shifra, zgjidhni llamba me ngjyre te embel per syrin. Si p.sh., driten e prushit, per te perzgjedhur temperaturen e drites se ngrohte e te embel qe ju nevojitet. Evitoni dritat blu dhe beni kujdes madje edhe me te bardhat. Abazhuret me stativ, te vendosur mbi komodine, tavoline, biblioteke, kend edhe tualet madje, e ngrohin pa mase shtepine. Zgjidhini abazhuret me veshje bio: tekstil, leter, kashte, biofibra.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT