Ekzekutohen pagat per policët, u paguhen edhe orët shtesë

Sot janë ekzekutuar pagat për policët e Kosovës.

Disa prej tyre kësaj here u ra hise të marrin më shumë të holla.

Kjo ngase, siç merr vesh Front Online, atyre u janë paguar edhe orët shtesë, ato të vitit të kaluar dhe këtij aktualit.

Orët shtesë janë ato orë në të cilat policët kanë punuar jashtë orarit të zakonshëm prej tetë orësh./FrontOnline/