Ekspozitë “Skenderaj krenaria ime” nga data 15 deri 18 qershor

Kohëve të fundit Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport ka shtuar dinamikën e punës duke përkrahur shumë artist të rinjë të këtij qyteti për të treguar telentin dhe aftësinë e tyre. I tillë është edhe rasti i ekspozitës “Skenderaj krenaria ime”, ku kjo ekspozitë do të mbahet me rastin e ditës së çlirimit të Skenderajt 18 Qershor. Kjo ekspozitë e autorit (fotografit) Sefer Aliqkaj nën përkrahjen  e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Skenderaj do të hap ekspozitën me fotografi të Sefer Aliqkajt nga data 15 deri 18 qershor, prej orës 11:00 – 18:00 do të mbahet ekspozita “Skenderaj krenaria ime” në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj. Ku do  të ekspozohen fotografi me motive të ndryshme nga bukuritë e vendit të Skenderajt  nga fotografi Sefer Aliqkaj.

Sefer Aliqkaj tanimë është bërë një emër i njohur për qytetarët e kësaj komune për fotografit e tij shumë profesionale, ku na pah tregojnë bukuritë e qytetit të Skenderajt.

Lidhur me këtë ekpsozitë vet autori i saj z. Sefer Aliçkaj për portalin Drenica Press tha: “Kjo ekspozitë e quajtur “Skenderaj krenaria ime” tregon punën time dhe pasionin tim për të treguar bukuritë e këtij vendi. Në këtë ekspozitë do të paraqiten vetëm fotografitë e bëra nga unë, ku motivi kryesor ka qenë paraqitja e bukurive të Skenderajt, Prekazit dhe fotografi tjera në natyrë të komunës së Skenderajt. Ndërkaq poashtu shpreh faleminderimin e komunës për përkrahjen e ofruar për të bërë të mundur qe kjo ekspozitë e imja të shfaqet në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, përfundoj Aliqkaj për Drenica Press.

Poashtu lidhur me këtë ekspozitë drejtori i DKRS-së z. Hajriz Koci dha një prononcim për Drenica Press, ku bëri të ditur se kjo ekspozitë “Skenderaj krenaria ime” hapet në kuadër te shënimit të “18 Qershorit-Dita e Çlirimit” dhe përkrahet nga DKRS Komuna e Skenderajt. Hapja bëhet me 15 qershor në ora 11:00 në Sheshin Adem Jashari. Përveç kësaj ekspozite me rastin e çlirimit të Skenderajt pritet të paraqiten edhe shumë aktivitete tjera të organizuara nga Komuna e Skenderajt./drenicapress/ 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT