Eksperti i sigurisë: Situata e krijuar nga pushtimi i Ukrainës- ‘fushëbetejë’ mund të jetë Ballkani

Janë bërë 11 ditë nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, që filloi në mëngjesin e 24 shkurtit në 24 qytete të Ukrainës. Kjo ngjarje krijoj panik dhe “destabilizim” në Evropë, derisa shqetësime u ngritën edhe për situatën që krijohej më pas në Ballkan, pjesë për të cilën pati parashikime të zymta.

Ekspertët e sigurisë në Kosovë shprehën shqetësimet për gjendjen e krijuar, derisa thanë se padyshim lufta Rusi-Ukrainë do ndikonte në Ballkanin Perëndimor.

Në lidhje me këtë çështje për Metro ka folur eksperti i sigurisë në Kosovë, Drizan Shala, që tregoi mënyrën se si pritet të reflektoj kjo gjendje dhe pozitën në të cilën gjendet Ballkani Perëndimor, pas konfliktit të nisur.

Shala, tha se Ballkani mund të shndërrohet në një ”fushëbetejë”.

“Situata e krijuar nga pushtimi i Ukrainës nga ana e forcave ruse , është një indikacion relevant që “fushëbetejë ” mund të jetë Ballkani duke parë situatën e shumë proceseve që janë duke ndodhur edhe të papërfunduara nga ana e mekanizmit ndërkombëtar në futjen e vendeve të ish RSFJ në BE dhe NATO”, tha Shala për Metro.

Konflikti Rusi-Ukrainë riktheu temën e anëtarësimit të Kosovës në NATO, që nisi nga rrjetet sociale e deri te deklaratat e krerëve të shtetit se është proces që duhej të ndodhte, por sipas Shalës faza në të cilën ndodhet vendi e bën thuajse të pamundur anëtarësimin në këtë aleancë.

“Kosova në këtë fazë nuk mund të jetë pjesë e NATO’s, ka ende të pa definuar procesin e dialogimit me Serbin”, përfundoi Shala.

Se po krijohet panik te qytetarët dhe se kërkohet që krerët e shtetit të deklarohen rreth situatës është thënë vazhdimisht nga opozita.

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrje të Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë, Ganimete Musliu tha se gjendja e sigurisë në vend është stabile.

Mirëpo, para mediave ka kërkuar nga presidentja dhe kryeministri që të dalin dhe të deklarohen për gjendjen e sigurisë në vend pasi te qytetarët është vërejtur panik e shtuar dhe kanë filluar të furnizohen me rezerva.

Kujtojmë se ditë më parë Serbia ka ftuar qytetarët serbë të Kosovës të mobilizohen, në rast të ndonjë konflikti, pas situatës së krijuar në Ukrainë.

Kjo është konfirmuar edhe nga Ministria e Mbrojtes, ndërsa opozita ka thënë se qëllimi i Serbisë është që t’i nxisë qytetarët serbë në Kosovë./gazetametro.net

- Advertisement -

MË TË FUNDIT