Ekspertët e sigurisë ajrore kanë konkluduar se kapiteni i fluturimit të MH370 që u zhduk pa gjurmë e kishte përplasur ajroplanin me qëllim. Ata thonë se, kapiteni Zaharie Amad Shah e kishte planifikuar me shumë kujdes misionin vetëvrasës – shkruan Periskopi.
Ajroplani i Malaysia Airlines ishte në një fluturim rutinor nga Kuala Lumpur drejt Pekinit më 8 mars të vitit 2014 me 239 njerëz në të, kur u zhduk. Analizat e të dhënave satelitore tregojnë se ky ajroplan mbeti pa karburant dhe u përplas në oqeanin indian, mijëra milje nga destinacioni ku duhej të mbërrinte.
Kjo çoi në kërkimin më të madh nënujor në histori, të koordinuar nga Buroja e Sigurisë së Transportit Australian [ATSB] e vila u mbyll në janar të vitit 2017.
“Kjo është planifikuar, ka qenë e menduar mirë, dhe u bë gjatë një periudhe të gjatë kohe.” – tha Martin Dolan.
Kapiteni Zaharie, 53 vjeçar, ka qenë i shoqëruar me një pikot të papërvojë, Fariq Abdul Hamidin.
Në kompjuterin e Zaharies ishte gjetur një software i simulimit të fluturimeve që tregonte sesi të përgatitej një devijim i ajroplanit, përcjell më tej Periskopi.
Z.Dolan ka mohuar mundësinë që terrorizmi të jetë përfshirë në rast. “Nëse kjo do të kishte të bënte me terrorizmin, është gati e pamundshme që një organizatë terroriste mos të merrte fajësinë për rastin.” – tha ai.