Ekspertët: Koronavirusi mund të mos zhduket kurrë

Eksperti i sëmundjeve infektive dhe drejtori i Qendrës për Hulumtim të Sëmundjeve Infektive në Minesota, Michael Osterholm, ka thënë se ka shumë mundësi, që bota nuk do të shpëtoj kurrë nga koronavirusi, shkruan CNN.

“Në kurrë nuk do ta zhdukim këtë virus”, tha Osterholm në Newsroom të CNN, duke krahasuar këtë virus me HIV-in. Ai gjithashtu ka theksuar se ne do të duhet të pregatitemi të përballemi me të gjatë gjithë jetës, mirëpo nuk do të mund ta zhdukim kurrë.

Osterholm tha gjithashtu se ndërsa po bëhen përparime të theksuara në gjetjen e vaksinës efektive të Covid-19 ky do të jetë vetëm hapi I parë drejt mposhtjes së koronavirusit, ndërsa tha se nuk duhet të mbështetemi tek vaksina, por duhet të vazhdojmë të mbajmë të gjitha masat e këshilluara nga ekspertët (mbajtja e maskës, distancimi social, pastrami I vazhdueshëm I duarve). /Gazeta Express

- Advertisement -

MË TË FUNDIT