Ekspertët e sigurisë në Kosovë paralajmërojnë: Protestat e dhunshme dëmtojnë shtetin dhe shoqërinë. Ka ikur koha e tyre

 

 

Situata politike në Kosovë ditëve të fundit është acaruar jashtëzakonisht shumë. E gjitha pas nënshkrimit të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Bruksel mes palës kosovare dhe asaj serbe
Është partia opozitare Lëvizja “Vetëvendosje”, e cila me ngulm po e kundërshton këtë Asociacion të cilën e quan ‘Zajednicë’ dhe pushtet të tretë në vend, me ç`rast ka paralajmëruar edhe organizimin e protestave të dhunshme deri në rrëzimin e qeverisë Mustafa.

Duke parë thirrjet për protesta të dhunshme, Policia e Kosovës, gjegjësisht njësia që bënë vlerësimin e rrezikshmërisë e të gjithë institucioneve kyçe në vend (Presidenca, Kuvendi etj) ka marrë vendim që të vendos rrethoja shtesë tek objekti qeveritar.

Ekspertët e sigurisë thonë se me protesta të dhunshme nuk zgjidhen problemet në Kosovë dhe se ka kaluar koha e tyre. Nëse do ketë protesta të tilla, sipas tyre, Kosova do të dëmtohet rëndë dhe do të largohet edhe më shumë nga liberalizimi i vizave.

Eksperti i sigurisë, Naim Maloku ka thënë për portalin “Te Sheshi”, se rrethojat rreth qeverisë, sipas njoftimit, po vendosen për arsye tjera e jo për shkak të kërcënimit të opozitës për protesta dhe paralajmërimet që ato të jenë të dhunshme.naim-maloku

Maloku, thotë se është e drejtë e garantuar me ligj që qytetarët të mund t’i shprehin mendimet dhe qëndrimet e tyre edhe me protesta; por ato duhet të organizohen në atë mënyrë që t’i përmbahen ligjit.

Mendoj që me protesta të dhunshme nuk zgjidhen problemet në Kosovë dhe që protestat e tilla mund të paraqesin sfidë për organet e rendit dhe shoqërinë në përgjithësi, sepse edhe ndikojnë negativisht në sigurinë e vendit. Mendoj që koha e protestave të dhunshme ka kaluar në shoqërinë tonë dhe të tillat vetëm mund të kenë ndikim negativ në formën e uljes së përkrahjes elektorale për organizatorët e tyre. Këtë fakt duhet ta kenë, mendoj, në mendje edhe partitë opozitare nëse mendojnë me organizuar protesta të tilla”, ka deklaruar Maloku.

hajrullah ternava

Eksperti tjetër i çështjeve të sigurisë, Hajrullah Tërnava  thotë për tesheshi.com se opozita mundohet që me organizime të demostratave të dhunshme të arrijë deri te qëllimet e tyre që të vijnë në pushtet. Sipas tij, kjo mënyrë e tyre është tepër e gabuar sepse po të përdoret dhuna në protesta, Kosova do të largohet nga liberalizimi i vizave.
Nëse do ketë organizim të opozitës për protesta të dhunshme këto mund edhe të ndodhin sepse çdo herë në mesin tonë ka njerëz që i kryejnë detyrat e urdhëdhënësve. Tani pushtetarët nëse kanë indikacione se ato protesta të dhunshme edhe mund të ndodhin atëherë shumë normale është që t’i forcojnë rrethojat rreth objekteve qeveritare”, ka deklaruar Tërnava.avni-islami

Avni Islami, ekspert i shkencave të sigurisë, ka thënë për tesheshi.com se gjendjen e sigurisë në vend e kanë tensionuar deklaratat e pamatura të kryeministrit por edhe ato të opozitës, gjë që sipas tij të dy palët janë të gatshme të konfrontohen fizikisht.
Me paralajmërimet e opozitës për protesta radikale në njërën anë dhe veprimet policore në anën tjetër, vetëm se do ta dëmtojnë shtetin e Kosovës edhe ashtu të brishtë por gjendjen faktike nuk ka mundësi ta ndryshojë opozita sepse është shumë e dobët prej që kishte marrë iniciativë që të bëhet VLAN-i. Protesta mund të ketë por me intensitet të ulët për veç disa individëve të frustruar të cilët shumë shpejt do të neutralizohen , natyrisht nëse do të ketë protesta”, ka deklaruar Islami.

Ndryshe, këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa për siguri, Edon Miftari, ka sqaruar arsyen e vendosjes së rrethojave shtesë në oborrin e kryeministrisë. Ai ka thënë për mediat se Policia e Kosovës ka bërë vlerësimin e rrezikshmërisë dhe ka rekomanduar që të rritet siguria.

Ai ka mohuar se kjo ka ndodhur për shkak të deklaratave të fundit që kanë ardhur nga ‘Vetëvendosje’ ku ka paralajmëruar rrëzimin e Qeverisë përmes protestave. /tesheshi.com/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT