Ekspertët bullgarë japin supozimet e tyre rreth shkaktarit të aksidentit tragjik të autobusit me udhëtarë nga Maqedonia e Veriut

Ekspertët bullgarë japin supozimet e tyre rreth shkaktarit të aksidentit tragjik të autobusit me udhëtarë nga Maqedonia e Veriu

Vladimir Todorov dhe Diana Rusinova kanë qenë në studiot e televizionit btv për të folur për detaje lidhur me aksidentin e tmerrshëm të autobusit nga Maqedonia, ku mbetën të vdekur 45 njerëz dhe 7 prej tyre u lënduan, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ne mund të themi gjithmonë se në këto raste njeriu mund të bëjë gabime, por le të fokusohemi edhe tek një detaj tjetër, tek ai infrastrukturor. Në atë pjesë të rrugës me muaj të tërë ka pasur punime dhe rikonstruktime. Kjo ka krijuar që në këtë shpat të malit të ketë pluhur dhe rërë. A ka pa dikush që të pastrohen rrugët në vendin tonë pas punëve të kryera?”, ka shtruar pyetjen Vladimir Todorov, nga Shoqata e viktimave në trafik.

Rreth kësaj çështje gjithashtu ka folur edhe ekspertja e rrugëve, Diana Rusinova duke thënë se në Bullgari nuk ka ndonjë ide se si mirëmbahen rrugët

“Duhet bërë analiza të qarta dhe objektive rreth rrugëve në vend, për të identifikuar deficitin e kualitetit në rrugë. Nuk mund të jetë e mirë një rrugë që ka mbushur 20 vite”, përfundoi Rusinova, njofton Telegrafi Maqedoni.

Përndryshe, sot në vendin e quajtur Pernik në Bullgari ka ndodhur një aksident i tmerrshëm i një autobusi nga Maqedonia e Veriut.

Nga ky aksident tragjik, kanë humbur jetën 45 njerëz nga Maqedonia kurse rreth 20 prej tyre raportohet se kanë qenë të rinj.

Shkaku i përplasjes është duke u hetuar ndërkohë që në raportimet lokale është thënë se autobusi mund të ketë goditur një parmak.

Incidenti ka ndodhur në autostradën Struma rreth 45 kilometra në perëndim të Sofjes, në orët e para të mëngjesit të së martës.

Një zyrtar nga spitali në Sofje ka thënë se shtatë persona janë duke u trajtuar, të cilët kanë arritur të largohen nga autobusi. /Telegrafi/

Video Player

00:00
05:11