Ekskluzive: Zbulohet lista e Kosovës për ndeshjet ndaj Suedisë e Spanjës

Trajneri Bernard Challandes ka përpiluar listën finale të futbollistëve për tre ndeshjet që Kosova do të zhvillojë këtë muaj.

Ajo ka pësuar disa ndryshime në momentet e fundit, pasi disa lojtarë nuk pritet të grumbullohen për shkak të situatës me Covid-19 në klubet e tyre.

Kjo pritet të jetë emërorja përfundimtare e Kosovës që ka siguruar Indeksonline:

Portierë:

Aro Muric

Samir Ujkani

Visar Bekaj

Betim Halimi

Mbrojtës:

Mërgim Vojvoda

Betim Fazliji

Benjamin Kololli

Fidan Aliti

Amir Rrahmani

Leart Paqarada

Florent Hadërgjonaj

Ibrahim Dresheviq

Mesfushorë:

Milot Rashica

Zymer Bytyqi

Edon Zhegrova

Hekuran Kryeziu

Herolind Shala

Bernard Berisha

Bersant Celina

Valon Berisha

Arbër Zeneli

Florian Loshaj

Idriz Voca

Sulmues:

Elbasan Rashani

Vedat Muriqi

Atdhe Nuhiu

Lirim Kastrati

Sulmuesi Astrit Selmani dhe mesfushori Florent Muslija kanë qenë të ftuar nga trajneri Bernard Challandes por dyshja në fjalë tashmë janë në karantinë për shkak se disa bashkëlojtarë të tyre kanë dalë pozitiv me koronavirus.

Federata e Futbollit të Kosovës pritet ta zyrtarizojë listën të mërkurën.

Më 24 mars, Kosova do të luaj ndeshjen miqësore me Lituaninë në Prishtinë.

Pastaj me Suedinë më 28 mars përsëri në ‘Fadil Vokrri’, ndërsa më 31 mars ndaj Spanjës në Sevilje.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT