Ekskluzive: Xhaka merret vesh me Bayernin

Futbollisti fantastik, Granit Xhaka pritet të largohet nga skuadra e tij Borussia Moenchegladbach për t’i bashkuar gjigantit gjerman Bayern Munich.

Burime të Telegrafit pranë lojtarit thonë se Graniti ka arritur marrëveshje parimisht me Bayernin dhe tani ka mbetur që drejtuesit e dy klubeve të gjejnë gjuhë të përbashkët.

“Graniti ka arritur një marrëveshje parimisht me Bayernin dhe pritet të kalojë në ‘Allianz Arena’, këtë verë. Nuk mund të them më shumë detaje por transferimi mund të dështoj vetëm nëse dy klubet nuk merren vesh. Xhaka është pajtuar me ato që ka ofruar Bayerni për të”, thotë burimi në fjalë që nuk dëshiron t’i përmendet emri, transmeton Telegrafi.

Tutje ai tregon se nëse Gladbach dhe Bayern nuk merret vesh atëherë Graniti do të shikoj për ndonjë skuadër tjetër.

“Graniti dëshiron që të luaj me Bayernin dhe shpreson që Gladbachu do të jetë i kënaqur nga oferta e Bayernit. Gjatë javëve të ardhshme pritet të zbardhet gjithçka rreth këtij transferimi”, deklaroi ky burim i Telegrafit.

Xhaka ka shkëlqyer këtë edicion në Bundesligë, duke shënuan edhe dy gola ndërsa ka dhuruar shumë asistime. Ai ka qenë golashënues i tre golave në Ligën e Evropës ndërsa tani është në garë për tu futur në formacionin më të mirë të vitit në Bundesligë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT