Ekskluzive: UEFA njofton se takimi Spanjë – Kosovë nuk do të zhvillohet në Madrid, ja qyteti ku luhet

Në mars të këtij viti, Kombëtarja e Kosovës në futboll fillon fushatën e ndeshjeve kualifikuese për kampionatin botëror “Katari 2022”.

Sfidën e parë “dardanët”, do ta zhvillojnë në Prishtinë më 28 mars kundër Suedisë.

Vetëm 3 ditë më vonë, ekipi ynë kombëtar do të udhëtojë për në Spanjë.

Zyra e medias në UEFA, në një përgjigje dërguar Indeksonlinet ka njoftuar se Federata e Futbollit e Spanjës ka zgjedhur stadiumin ku do të luhet takimi.

Është “La Rosaleda”, përkatësisht në qytetin Malaga.

Ky qytet ndodhet në bregun jugor të Spanjës, rreth 550 kilometra larg kryeqytetit Madrid.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT