Ekskluzive: Përfundon aksioni i policisë në Zveqan

vidç polici në podujevë

Ka përfunduar aksioni i policisë së Kosovës dhe atyre të Doganës edhe nga Zveqani.

Të gjitha forcat janë mbledhur në një lokacion në Zveqan dhe po pritet urdhri që bashkë të largohen në drejtim të Prishtinës.

Ekipi i IndeksOnline ndodhet bashkë me policinë dhe ka raportuar ekskluzivisht nga aksioni.

Aksioni ka përfunduar në sukses pavarësisht pengimit që kanë bërë serbët duke hedhur bomba e duke shtënë me armë zjarri./IndeksOnline/