Ekskluzive: Armend Abazi shumë pranë rikthimit në “folenë” e vjetër, vetëm detajet e ndajnë nga Drenica

Armend Abazi ishte njëri ndër futbollsitët më të dalluar vitin e kaluar në Ligën e Parë.

Sulmuesi i mirënjohur kosovar shkëlqeu me paraqitjet e tij me Malishevën, duke e ndihmuar atë që të inkuadrohet në Superligën e Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai për gjashtë muaj sa ishte pjesë e këtij klubi, shënoi 7 gola dhe 5 asistime.

Megjithatë, ai nuk vazhdoi kontratën me Malishevën dhe tashmë është shumë afër që të bëhet me skuadër të re.

Burime të GazetaBlic Sport pranë klubit të Drenicës njoftojnë që janë shumë pranë një marrëveshje me të. Sipas këtyre burimeve kanë mbetur vetëm edhe disa detaje për t’u përfunduar dhe nga edicioni tjetër Abazi do të veshet përsëri me ngjyrat kuq e zi.Ai ka qenë edhe më herët pjesë e kësaj skuadre dhe gjithashtu ka qenë gjithmonë një futbollsist i dashur për “Shqiponjat e Zeza”.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT