Albert Bunjaku nga muaji dhjetor do të jetë instruktor teknik i UEFA-s, ndërsa shefi i tij do të jetë legjenda franceze, Arsene Wenger.

Ish-trajneri i Kombëtares së Kosovës nga muaji dhjetor do ta ketë fatin që të punojë me njërin nga trajnerët më të famshëm që njeh bota e futbollit, raporton Reporteri.net

Arsene Wenger javë më parë është emëruar shef i Zhvillimit Global të Futbollit, ndërsa Bunjaki do ta ketë rolin e instruktorit teknik ku do të bëjë analiza profesionale të cilat do të ndikojnë më pas në zhvillimin e futbollit në nivele të larta.

Bunjaku në një prononcim ekskluziv për Reporterin ka treguar detaje nga puna e tij e re në UEFA si dhe ka folur për shefin e tij të ardhshëm, Arsene Wengerin.

“Jemi 45 persona nga e gjithë Evropa dhe roli ynë është zhvillimi i futbollit modern,” ka thënë fillimisht Bunjaki për Reporterin.

“Ne do të vëzhgojmë programet edukative ‘Pro Level’ për shtete të ndryshme evropiane, do të vëzhgojmë kampionate të ndryshme dhe në fund do të dalim me analiza profesionale të cilat do të ndikojnë në zhvillimin e futbollit në nivele të larta.

Tutje ai tregoi se aplikimin për këtë punë e kishte bërë me anë të FFK-së, ndërsa ai ishte në mesin e 45 personave të zgjedhur, pasi rreth 800 persona kishin aplikuar për këtë pozitë.

“Aplikimi im është bërë me anë të FFK-së, pra është dërguar nga kryetari, Agim Ademi dhe sekretari, Eroll Salihu, që unë natyrisht u jam falenderues. Më shumë se 800 veta kanë aplikuar dhe kriteret e pranimit kanë qenë të larta.

“Për zhvillimin tim personal është mjaft pozicion i rëndësishëm sepse më jep mundësi të lidhi kontakte të reja me nivelet e larta botërore, por natyrisht përvojën time ta vazhdoj edhe në futbollin kosovar.

Related imageBunjaku tutje foli edhe për Wengerin, të cilin do ta ketë shef nga muaji dhjetor.

“Wenger do të jetë shefi ynë dhe normalisht për mua do të jetë një privilegj i madh që do të kem rastin të bashkëpunojë me një personalitet të tillë. Ai padyshim është njëri nga trajnerët më të mirë për zhvillimin e lojtarëve,”përfundoi Bunjaku.

Këtë post që e ka Bunjaku më parë e kanë pasur edhe ish-trajneri i Liverpoolit dhe i Anglisë, Roy Hodgson si dhe Lars Lagerbäck, i cili aktualisht është trajner i Norvegjisë.

Image result for roy hodgson uefa

48 vjeçari punën e re në UEFA do ta nis zyrtarisht nga dhjetori, ndërsa mandati i tij do të jetë dy-vjeçar./Reporteri.net/