Eklipsi i Diellit- drejtëpërdrejtë nga sheshi “Skënderbeu” (FOTO)

 

Sot në Kosovë, si në të gjithë botën do të ndodhë eklipsi i diellit. Edhe pse po do të kemi pamje të kufizuar të këtij fenomeni, pritet që në Prishtinë do të mund të shihet prej orës 09:38, shikim më të plotë dhe të qartë do të ketë në orën 10:46, kurse pritet të përfundojë në 11:56.
Në Prishtinë qytetarët janë ftuar nga Astronomy Club Kosova përmes një ftese në Facebook, të dalin dhe ta shohin eklipsin e diellit në sheshin “Zahir Pajaziti”. Me kumtesën e këtij klubi parashihet të ketë vrojtim me teleskop, syze të diellit falas, bashkëbisedime, muzikë si dhe shumë aktivitete të tjera.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT