Ekipet nga Drenica debutojnë në Izrael

Pas Drenica R & Rukolli në konkurrencën e meshkujve, edhe KV Skenderaj do të debutojë sot në garat ndërkombëtare. Në fakt, volejbollistet drenicase do të luajnë sonte me ekipin Hapoel KFAR SABA, në kuadër të rrethit të parë të Challenge Cup, shkruan Zëri.

Kampionet kosovare e kanë marrë rrugën drejt Izraelit të dielën, duke u ndalur fillimisht në Shqipëri, ku zhvilluan stërvitje. Drenicaset synojnë të dalin mirë nga përballja në Izrael, e cila do të fillojë në orën 18:00 sonte, përcjell Zëri.

Ndërkaq, ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në Kosovë. Kurse, meshkujt e Drenica R & Rukolli do të luajnë në fundjavë, në rrethin e dytë të Challenge Cup.

Ekipi i Skenderajt: Fjolla Shabani, Bleona Kadriu, Zyla Kadriu, Elvira Bajraktari, Sherife Behramaj, Marigona Geci, Albulena Goxhuli, Egzona Geci, Natalie Tahiri, Albulena Behrami e Florentina Deliu. /Zëri/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT