Efektet e shëndetshme të qepës së kuqe

    Qepa e kuqe është një produkt i cili njihet për një sërë vetish të saj kuruese. Ajo përmban substanca që janë përgjegjës për aromën e saj intensive, por edhe për shumë dobi tjera shëndetësore. Ndër efektet e saj në organizmin tonë janë;

    Sëmundjet kardiovaskulare
    Qepa e kuqe është e shkëlqyeshme në parandalimin e sulmit në zemër, sepse përmban flavonide. Shkenca e ka vërtetuar se substancat në qepë ndikojnë kundër bllokimit të enëve të gjakut dhe droçkave.

    Eshtrat
    Hulumtimet kanë vërtetuar se si qepa ndihmon në përmirësimin e dendësisë së eshtrave. Kjo është sidomos për femrat gjatë menopauzës, sepse dendësia e eshtrave atëherë humbet.

    Mbron nga kanceri
    Qepa zvogëlon rrezikun nga shfaqja e disa llojeve të kancerit në zorrë të trashë, qafës së mitrës dhe vezoreve.